📢 Akademia e Konsumatorit nisi rrugëtimin e saj për të 6 vit, me fokus Fuqizimi i Rolit të Konsumatorëve në Procesin e Bashkimit Evropian.
Kjo Akademi synon rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve, fuqizimin e tyre dhe rritjen e rolit të konsumatorëve në mbrojtje të të drejtave të tyre.
🎤 Aktiviteti u hap nga Prof. asoc. Dr. Ersida Teliti, e cila foli për rolin dhe rëndësinë e kësaj Akademie, ecurinë e saj ndër vite, si dhe shprehu falënderimin për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
🎬 Z. Dashnor Memaj, pjesëmarrës nga Akademia e Konsumatorit 5, ndau përvojën, rrjetin e krijuar dhe përfitimet e Akademisë së Konsumatorit 5.
🔦 Lektoret e para tĂ« ftuara ishin: Znj. Blerta Tuci, Drejtore Ekzekutive, EU POLICY HUB dhe Dr. Lorenca Bejko, Lektore, Universiteti “Luarasi”.
📑 Dr. Lorenca Bejko parashtroi për të pranishmit një analizë të hollësishme kuadrin historik dhe ligjor të mbrojtjes së konsumatorit në Bashkimit Evropian.
📝 Znj. Blerta Tuci ndau njohuritë dhe perspektivat e përvojës së saj në procesin e negociatave Shqipëri-BE, si dhe roli i të rinjve/ Shoqërisë Civile në proceset negociuese.
⚖ Pjesëmarrësit, nënpunës të administratës publike dhe përfaqësues të organizatave, bashkëbiseduan me ekspertët dhe me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje e tyre.
🔝 Akademia e Konsumatorit 6 shënon një hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt ndërgjegjësimit dhe informimit të konsumatorëve, duke përfshirë një platformë të rëndësishme për diskutime dhe ekspertizë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.