“Indeksi i konsumatorit vendor” është një projekt që ka në fokus të tij hapjen e Zyrave për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Në kuadër të këtij projekti, komuniteti është një zë i fuqishëm, që na ka mbështetur në nismën tonë për hapjen e këtyre zyrave!
Përgjatë muajit Mars, ne kemi diskutuar në lidhje me këtë projekt, raportin “Indeksi i Konsumatorit Vendor” dhe mundësinë për dërgimin e kërkesave pranë bashkive që nuk e kanë këtë zyrë, me komunitetin e banorëve në Durrës, Tiranë dhe Vorë!
Projekti “Indeksi i Konsumatorit Vendor” po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”/ Albanian Consumer Center, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries.