Ka shërbyer në parlament në vitet 1991-1998 në pozicionet e këshilltarit ligjor në Komisionet parlamentare dhe këshilltarit të Kryesisë. Anëtar i grupit hartues për Rregulloren e re të Kuvendit. I ngarkuar nga Kryesia, ka ndjekur në mënyrë aktive procesin e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës. Pedagog i Teknikës Legjislative në Fakultetin e Drejtesisë. Gjatë vitit 1999 ka drejtuar një program për monitorimin e burgjeve dhe vendeve të paraburgimit, program i përbashkët i Komitetit Shqiptar të Helsinkit me Komitetin Hollandez të Helsinkit. Në Prill 2007 u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.